

Mbahet punëtoria e radhës në kuadër të projektit të KUSA
Më datë 14.5.2024 është mbajtur punëtoria e radhës në kuadër të projektit të KUSA ‘‘Strengthening Research and Development through the Effective Functionalization of the Center for Research, Innovation, and Knowledge Transfer (CRIKT) at the University ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren (UUHP).’’
Punëtoria është mbajtur me anëtarët e Këshillit Drejtues të UUHP-së, menaxhmentin e UUHP-së, Rektorin, Prorektoret, Sekretarin e Përgjithshëm, dekanet e njësive akademike, eksperten Diana Lekaj, dhe ekipin e projektit. Në këtë takim, ekspertja ka prezantuar raportin mbi analizën e Planit Strategjik (2020-2024), rekomandimet për rishikim dhe ndryshim lidhur me inkorporimin e misionit të tretë dhe integrimin e KTTO-së në Planin Strategjik (2024-2028).
‘‘Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.’’






