Qendra e Karrierës nisi projektin për orientim në karrierë të maturantëve
Qendra e Karrierës e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, ka nisur realizimin e projektit nëpër shkollat e mesme të rajonit të Prizrenit për orientim në karrierë të maturantëve. Në këtë kuadër, të mërkurën është mbajtur takimi informues me maturantët e shkollave të mesme të komunës së Therandës. Koordinatori i Qendrës së Karrierës z. Nehat Gashi, i shoqëruar nga Kryetari i Parlamentit Studentor z. Fatlind Tredhaku dhe asistenti i Fakultetit Juridik Ass. PhD cand. Milot Krasniqi i kanë njoftuar maturantët me ofertën akademike të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren për vitin akademik 2022/2023. Maturantët u njoftuan për programet studimore, mënyren e aplikimit, kushtet infrastrukturore dhe mbështetjen që ofron për studentët e rinj ky Universitet. Ditëve në vijim do të vazhdojë fushata nëpër komunat tjera të rajonit të Prizrenit.