Qytetarë italian nga shoqata “Giaverafestival” vizituan Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Një grup qytetarësh italian nga shoqata “Giaverafestival” janë duke qëndruar këto ditë në Kosovë. Në këtë kuadër ata të premten kanë vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, ku janë pritur nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, Prorektorja Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan dhe nga Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli i cili ka studiuar në Ca’ Foscari University of Venice, nga i cili rajon e ka bazën kjo shoqatë.
Rektori u foli atyre për historikun e universitetit, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion. Ndërkohë profesor Tafolli i ka njoftuar mysafirët italian me kampusin e Universitetit. Në amfiteatrin e madh të Universitetit ka vazhduar debati, i udhëhequr nga profesor Tafolli, i cili i ka njoftuar me ata me situatën politike në vend, me progresin që është bërë si shtet i ri dhe me sfidat politike dhe ekonomike që përballet.