

Rektori Alishani, ka pritur sot në zyrën e tij përfaqësuesit e Ambasadës së Francës në Kosovë
Rektori Alishani, ka pritur sot në zyrën e tij përfaqësuesit e Ambasadës së Francës në Kosovë, z. Edouard Mayoral, këshilltar i ambasadorit Olivier Guerot, dhe z. Frédéric Deshayes, atashe për bashkëpunim universitar.
Gjatë takimit, u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit akademik mes universitetit dhe institucioneve arsimore franceze. Një ndër temat kryesore ishte programi i bursave të Qeverisë Franceze, i cili u prezantua më pas para studentëve dhe profesorëve të universitetit.
Prezantimi, i cili u mbajt në hapësirën e Këndit Francez ku u informuan të pranishmit mbi kriteret e aplikimit dhe përfitimet e këtyre bursave, të cilat ofrojnë mundësi të shkëlqyera për studime në Francë. Thirrja për aplikim për këto bursa, e hapur që nga tetori 2024, do të mbetet e hapur deri në fund të shkurtit 2025.
Rektori Alishani falënderoi përfaqësuesit e Ambasadës Franceze për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme në promovimin e edukimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai inkurajoi studentët që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të ndjekur studimet e tyre në institucionet prestigjioze franceze.
Për më shumë informata mbi bursat dhe aplikimin, studentët mund të vizitojnë faqen zyrtare të Ambasadës së Francës në Kosovë: Linku i Bursave: https://kosovo.ambafrance.org/Thirrje-per-aplikim-bursa…




