

Rektori Alishani me bashkëpunëtorë mori pjesë në 50-vjetorin e themelimit të Universitetit publik të Malit të Zi
Me ftesë të Rektorit të Universitetit të Malit të Zi, Prof. Dr. Vladimir Bozhoviq, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Dr. Mentor Alishani me bashkëpunëtorët, Sekretarin e Përgjithshëm Nexhmedin Krasniqin dhe profesorin njëherësh anëtarin e Këshillit Drejtues Prof. Ass. Dr. Jasmin Jusufi.
“Sot ndjejmë fort impulset e atyre që themeluan Universitetin gjysmë shekulli më parë. Rrallëherë në të kaluarën e Malit të Zi, për shkak të fatit të fatkeqësive historike, mund të mendohej strategjikisht, dekada përpara. Për fat, në vitin 1974, koha dhe njerëzit arritën harmoninë e nevojshme dhe të frytshme nga e cila lindi Universiteti”, tha profesor Bozhoviq, rektor i Universitetit të Malit të Zi, duke hapur manifestimin që mblodhi mysafirë të shumtë – zyrtarë shtetërorë, anëtarë të komunitetit akademik, diplomatë, studentë, etj. Mysafirët nga universitete partnerë nga rajoni dhe më gjerë.








