Rektori Alishani me bashkëpunëtorë vizituan kampusin e Loyola Gymnasium
Në përpjekje për thelluar partneritetin dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm, Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, me bashkëpunëtorët e tij, përfshirë Prorektoren Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan, Dekanin e Fakultetit të Filologjisë Prof. Asoc. Dr. Xhafer Beqiraj dhe Sekretarin e Përgjithshëm Nexhmedin Krasniqi, kanë vizituar kampusin e Loyola Gymnasium, të mërkurën. Gjatë kësaj vizite, përpos njoftimi nga drejtori ekzekutiv Giselher Woite, me hapësirat infrastrukturore, diskutimet u përqendruan në hapat e mëtejshëm për forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Synimi është zgjerimi i fushave të bashkëpunimit drejt projekteve të përbashkëta, si dhe përfshirja e më shumë studentëve për kryerjen e praktikës dhe mundësia e punësimit të tyre, duke thelluar lidhjet e ardhshme në mes të Universitetit dhe Loyola Gymnasium.