Rektori Alishani mori pjesë në inaugurimin e Qendrës për Arsimimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve në Prizren (YALE Center)
Rektori Mentor F. Alishani mori pjesë në inaugurimin e Qendrës për Arsimimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve në Prizren (YALE Center), e cila u hap nga OJQ THY në bashkëpunim me DVV International. Të pranishëm me këtë rast ishin edhe ministrja e MASHTI-t, znj. Nagavci, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Rohde dhe nënkryetari i Komunës së Prizrenit z. Gashi.
Qëllimi i kësaj Qendre është të krijojë mundësi për pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rriturve në ofertat holistike të programeve nga komuna e Prizrenit. Ofertat arsimore do të zhvillohen në bazë të nevojave dhe interesave të komuniteteve dhe banorëve në komunën e Prizrenit.