

Rektori Alishani, priti në një takim përfaqësuesit e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësi CNM Ingenuity nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Bargie
Qëllimi i këtij takimi ishte zhvillimi i bashkëpunimit për realizimin e projektit “Student Venture Fund” (SVF), ku Universiteti i Prizrenit planifikohet të jetë partner kyç. Përmes angazhimit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetit të Ekonomisë, ky projekt synon të mbështesë dhe të inkurajojë ndërmarrësin dhe inovacionin tek studentët.
Projekti “Student Venture Fund” është një nismë e mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve, nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Prishtinë, dhe pritet të luajë një rol të rëndësishëm në fuqizimin e aftësive praktike dhe profesionale të studentëve, duke krijuar mundësi për zhvillim të ideve të reja dhe krijimin e bizneseve të qëndrueshme.
Përgjatë qëndrimit të Jeff në Kosove, do të realizojmë takime të rëndësishme rreth projektit “Student Venture Fund” (Fondi i ndërmarrjeve studentore) cili do të realizohet në partneritet me Universitetin e Prizrenit.
Nëpërmjet projektit synohet nxitja e biznesbërjes e bazuar në hulumtime shkencore dhe të arrijmë të edukojmë përfituesit që të përgatiten për realizim të ndërmarrjeve reale dhe konkurruese me tregun.
Jeffrey vjen në Prizren në kuadër të mbështetjes që ka marr projekti të cilin e kemi hartuar përgjatë vizitës si një ndër top 10 projektet e përzgjedhura për realizim. Vizita sponsorizohet nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve








