Rektori Alishani priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë Georg Schnetzer
Ambasadori i Austrisë në Kosovë Georg Schnetzer, të mërkurën ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Ai është pritur në takim nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor F. Alishani dhe bashkëpunëtorët e tij në menaxhment. Ndërkaq në takim ishin edhe zv. Ambasadorja e Austrisë znj. Clarissa Castek, Drejtoresha e ADA-s znj. Sandra Horina si dhe znj. Violeta Demaj – Këshilltare politike e Ambasadorit, në zyrën e BE në Prishtinë.
Rektori Alishani e falënderoi ambasadorin e Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme që po tregon shteti austriak për Kosovën në çdo aspekt të shtetndëritmit, përfshirë edhe arsimin e lartë. Ndërkaq, Rektori e njoftoi ambasadorin Schnetzer me të arriturat e universitetit dhe me sfidat që po ballafaqohet.