

Rektori Alishani priti në takim Clarissa Castek, Sekretaren e Parë të Ambasadës së Austrisë
Rektori Alishani priti në takim Clarissa Castek, Sekretaren e Parë të Ambasadës së Austrisë, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit dhe Austrisë, me fokus të veçantë në programin e gjuhës gjermane në kuadër të Fakultetit të Filologjisë.
Gjatë takimit, u vlerësua rëndësia e mbështetjes austriake për forcimin e mësimit të gjuhës dhe kulturës gjermane në universitet, duke përfshirë mundësitë për trajnime, shkëmbime akademike dhe burime didaktike të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies. Të dyja palët shprehën dëshirën për të thelluar bashkëpunimin dhe për të identifikuar projekte konkrete që do të përmirësojnë përvojën e studentëve dhe të kontribuojnë në ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të institucionit.
Rektori Alishani e falënderoi Sekretaren e Parë të Ambasadës së Austrisë në Kosovë për mbështetjen që ka treguar shteti austriak për zhvillimin e universitetit që nga themelimi, por edhe për shtetndërtimin në përgjithësi




