Rektori Alishani priti në takim Dr. Cassie Barnhardt udhëheqëse e Projektit “Partneritetet e Sektorit Privat për Përmirësimin e Arsimit të Lartë” mbështetur nga USAID
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, së bashku me ekipin e tij menaxhues, të hënën ka pritur në takim Dr. Cassie Barnhardt udhëheqëse e Projektit “Partneritetet e Sektorit Privat për Përmirësimin e Arsimit të Lartë” mbështetur nga USAID dhe bashkëpunëtorët e sajë.
Temë bosht e takimit ishte ecuria e gjertanishme e projektit, ku universiteti është i përfshirë përmes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, i cili është në fazën fillestare,
Rektori Alishani me këtë rast theksoi se e shohin si shumë të nevojshme për universitetin adresimin e çështjeve të ndërlidhjes së programeve studimore me nevojat e industrisë, si njëri ndër objektivat kryesore të projektit.
Dr. Cassie theksoi se projekti ka pasur një fillim të mbarë, duke falënderuar edhe kontributin e Universitetit të Prizrenit, të cilët kanë participuar aktivisht.
Dy palët theksuan se do të bashkëpunojnë ngushtë në vijim që ky projekt të tregohet i suksesshëm dhe në këtë kuadër të përfitojnë edhe universitetet që janë të përfshira.
Ndër tjera, pritjet e projektit janë të rrisë kapacitetet analitike të fakulteteve që t’i qasen tregut në partneritet me sektorin publik dhe privat, të forcojë partneritetin me sektorin privat që universitetet të mund të zhvillojnë kurikulat sipas nevojave të tregut, të mbështet mundësitë e kërkimeve shkencore që t’i shërbejnë nevojave të sektori privat dhe që të përkrah mundësitë e mësimin eksperimental (praktikat, mentorimin, mësimi bazuar në projekte) në sektorin e teknologjisë informative dhe të agrikulturës, duke përmirësuar kompetencat për të punuar të studentëve.