Rektori Alishani, priti në takim Dr. Cassie Barnhardt udhëheqëse e Projektit “Partneritetet e Sektorit Privat për Përmirësimin e Arsimit të Lartë”
Rektori Alishani, sot priti në takim Dr. Cassie Barnhardt udhëheqëse e Projektit “Partneritetet e Sektorit Privat për Përmirësimin e Arsimit të Lartë” mbështetur nga USAID, dhe bashkëpunëtorët e saj. Temë e takimit ishte ecuria e projektit, ku Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren është partner. Aktivitetet e këtij projekti synojnë të përforcojnë partneritetet mes sektorit privat dhe institucioneve akademike, dhe të mbështesë zhvillimin e metodave më të orientuara nga tregu dhe të mësimit më eksperimental në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe sektorin e Bujqësisë në Kosovë. Aktivitetet po udhëhiqen nga Konsorciumi i Ioëa-s, nën drejtimin e Universitetit të Ioëa-s (UI), me bashkëpunim nga Universiteti Shtetëror i Ioëa-s (ISU) dhe Qendra për Arsimin e Kosovës (KEC).