

Rektori Alishani priti në takim një delegacion nga vhs Bingen - Gjermani
Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren e kanë vizituar një delegacion nga vhs Bingen shkollë për të rritur në Gjermani, të cilët po vizitojnë Kosovën me ftesë nga OJQ THY, me të cilën organizatë janë të binjakëzuar. Ata janë pritur nga Rektori Alishani.
Delegacioni nga vhs Bingen ishte në përbërje: Renè Nohr, drejtor gjeneral, María Jóse Lafuent, udhëheqëse e të mësuarit në distancë, Yannik Eberhard, udhëheqës i provimeve, Nina Göttelmann, udhëheqëse e shkollës së muzikës. Vhs Bingen është shkollë për të rritur. Në takim është biseduar për bashkëpunim trepalësh që edhe studentë e profesorë të universitetit të përfitojnë nga programet e shumta që ofrohen nga vhs Bingen.








