

Rektori Alishani priti në takim përfaqësuesit e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë për forcimin e bashkëpunimit në programin e gjuhës dhe letërsisë gjermane
Rektori Mentor F. Alishani, ka pritur sot në takim z. Christian Bottcher nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë(German Embassy Pristina), i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij, znj. Anja Grosmann dhe znj. Beneta Hoxha. Në takim ishin të pranishëm edhe prorektorët Vardarit e Kervn, si dhe shefi i Degës së Gjuhës Gjermane, Krusha.
Gjatë këtij takimi u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit në programin e gjuhës gjermane, me fokus të veçantë në organizimin e aktiviteteve siç janë “Ditët e Gjuhës Gjermane”, mbështetjen për studentët dhe mundësitë e reja për projekte edukative.
Z. Bottcher shprehu vlerësimin e tij për përkushtimin e universitetit në zhvillimin e programeve të gjuhës gjermane dhe theksoi rëndësinë e përforcimit të lidhjeve mes institucionit dhe Ambasadës së Gjermanisë për të promovuar kulturën dhe gjuhën gjermane në Kosovë.
Nga ana tjetër, Rektori Alishani falënderoi z. Bottcher dhe ekipin e tij për mbështetjen e vazhdueshme, duke potencuar rolin e gjuhës gjermane si urë për fuqizimin e bashkëpunimit akademik dhe kulturor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Takimi përfundoi me dakordimin për të vazhduar punën e përbashkët në projekte të reja, të cilat do të përfshijnë studentët dhe stafin akademik në aktivitete që nxisin shkëmbimin kulturor dhe ngritjen e cilësisë së edukimit.




