Rektori Alishani priti në takim përfaqësuesit e dy projekteve: “Private Sector Partnerships to Strengthen Higher Education” dhe “Higher Education Intervention 2025”
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, të mërkurën ka pritur në takim znj. Elmaze Gashi udhëheqëse e aktivitetit në projektin ““Private Sector Partnerships to Strengthen Higher Education”. Projekt me vlerë mbi 4 milion dollar i cili financohet nga USAID dhe udhëhiqet nga Konsorciumi i Iowa-s, Universiteti i Iowa-s, me bashkëpunim nga Universiteti Shtetëror i Iowa-s dhe Qendra e Arsimit të Kosovës, ku edhe Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren është përfitues. Qëllimi kryesor i projektit është rritja e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe Universiteteve në Kosovë në sektorët e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikacionit dhe agrobiznesit. Ky projekt ka filluar të zbatohet në muajin prill 2023.
Po ashtu, në këtë takim ka marr pjesë edhe znj. Edita Buçinca menaxhere e projektit “Higher Education Intervention 2025” – HEI25. Projekt i cili është i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim, me bashkëfinancim nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe nga Agjencia e Kosovës për Akreditim. Ky projekt zbatohet nga Qendra e Arsimit të Kosovës dhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim. Ky projekt në vlerë prej 1.5 milion Euro, ka për qëllim të avancojë tutje arritjet në arsimin e lartë në vend duke rritur demokratizimin e institucioneve të arsimit të lartë, digjitalizimin e proceseve të arsimit dhe konkurrushmërinë mes universiteteve publike. Projekti do t’i ndajë grante për hulumtim me profesorëve dhe studentëve, do të ndihmojë digjitalizimin e proceseve në Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe në Qendrën Kombëtare për Njohjen e Diplomave NARIC si dhe për herë të parë do të krijojë një platformë rangimi të universiteteve publike. Ky projekt ka filluar të zbatohet në fillim të këtij viti.
Rektori Alishani fillimisht e vlerësoi lart rëndësinë e projekteve për zhvillimin e arsimit të lartë, në këtë kuadër edhe Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, dhe ka shprehur zotimin e tij se do të kujdeset që gjithçka që varet prej Universitetit, të zbatohen të gjitha aktivitetet e parapara.
Nga ana e Universitetit, përpos rektorit Alishani ka marr pjesë edhe Nexhmedin Krasniqi – Sekretar i përgjithshëm dhe Tauland Thaçi udhëheqës i Zyrës së Projekteve.