Rektori Alishani priti në takim përfaqësuesit e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, ka pritur në takim përfaqësuesit e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).
Vizita u realizua për ta përgëzuar rektorin e ri Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, për fillimin e mandatit si rektor.
ORCA shprehu gëzimin dhe entuziazmin e saj për arritjen në krye të një institucioni publik të arsimit të lartë të një profesori si profesor Alishani, i cili ka arritje të rëndësishme akademike në fushën në të cilën angazhohet. ORCA ofroi mbështetjen e saj përmes projekteve që ka, me qëllim përshpejtimin e hapave në reformimin sa më të shpejtë të Universitetit të Prizrenit. Po ashtu theksoi nevojën e mirëkuptimit nga ana e menaxhmentit të ri për kritikat eventuale në të ardhmen, të cilat qëllim të vetëm e kanë përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë publik.