Rektori Alishani priti në takim përfaqësuesit e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë
Fillimisht znj. Dobroshi uroi rektorin Alishani për detyrën e re duke i dëshiruar suksese.
Rektori Alishani shprehi falënderimet e tij për mbështetjen që ka dhënë Zyra e Erasmus+ në Kosovë për aktivitetet mbështetëse dhe promovuese të programeve të Erasmus+ të mbështetura nga Bashkimi Evropian.
Rektori theksoi se në kuadër të vizionit të tij që ka shpalosur për zhvillimin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, do të angazhohet që të krijojë dinamikë të re, në mënyrë që Universiteti të përfshihet në sa më shumë projekte ndërkombëtare, përmes të cilave mund të zhvillohen komponentët kyç të institucionit.