

Rektori Alishani priti në takim Prof. Russ Ganim nga Universiteti i Iowa-s
Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren të hënën e ka vizituar Prof. Russell Ganim (profesor i asociuar dhe dekan i Programeve Ndërkombëtare (IP) dhe profesor i frëngjishtes në Kolegjin e Arteve dhe Shkencave Liberale të UI (CLAS). Ai është pritur në takim nga Rektori Alishani dhe Prorektorja Serdan. Pjesë e diskutimit ishte aktivitetet e projektit të përkrahur nga USAID, Partneritetet me Sektorin Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë në Kosovë, ku universiteti ynë është partner. Ky projekt synon të forcojë partneritetet ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve akademike dhe të mbështesë zhvillimin e qasjeve të të mësuarit të orientuar nga tregu dhe përvoja në sektorët e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe Bujqësisë në Kosovë. Aktiviteti po udhëhiqen nga Konsorciumi i Iowa-s, i udhëhequr nga Universiteti i Iowa-s (UI), me bashkëpunim nga Universiteti Shtetëror i Iowa-s (ISU) dhe Qendra e Arsimit të Kosovës (KEC).






