

Rektori Alishani, priti në takim Rektorin e Universitetit Necmettin Erbakan nga Konya, Turqi, Prof. Dr. Cem Zorlu
Rektori Alishani, priti në takim Rektorin e Universitetit Necmettin Erbakan nga Konya, Turqi, Prof. Dr. Cem Zorlu. Ky i fundit është një personalitet me përvojë të gjatë akademike dhe publike, duke qenë themelues i shkollave Maarif dhe ish-deputet i Parlamentit të Turqisë.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për projekte të përbashkëta mes dy universiteteve, duke përfshirë shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, organizimin e konferencave shkencore të përbashkëta dhe forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale.
Prof. Dr. Cem Zorlu ishte i shoqëruar nga Prof. Dr. Firat Yaldiz, Koordinator i Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Necmettin Erbakan. Delegacioni turk u prit nga Rektori Alishani dhe Prorektorët Prof. Dr. Serdan Kervan dhe Prof. Dr. Luan Vardari.
Takimi shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar mes UPZ-së dhe institucioneve partnere nga Turqia.




