Rektori Alishani priti në takim strukturat e reja të Parlamentit Studentor
Rektori i Universitetit „Ukshin Hoti“ Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani me bashkëpunëtorët e menaxhmentit, të hënën ka pritur në takim strukturat e reja të Parlamentit Studentor të dala nga zgjedhjet e fundit studentore, të cilat kanë nisur punën më 1 Tetor 2023.
Në takim ishin kryetarja e re e Parlamentit Studentor(PS) Samire Karavidaj, anëtarët e rinj të Parlamentit Studentor dhe ish-kryetari i PS Fatlind Tredhaku i cili tani e tutje do të jetë anëtar i Senatit të Universitetit nga radhët e studentëve, së bashku me studentin Armend Thaqi.
Takimi ishte njoftues mes menaxhmentit dhe me strukturave të reja studentore.
Të dy palët shprehen gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar në interes të Universitetit.