Rektori Alishani priti në takim znj. Elizabeth Gowing Këshilltare e Kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve
Znj. Elizabeth Gowing, Këshilltare e Kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve, sot ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren. Ajo është pritur nga Rektori Alishani dhe bashkëpunëtorët e tij në menxhmenet. Temë bosht e takimit ishte përbërja e studentëve të komuniteteve jo shumicë në Universitet, në veçanti nga komuniteti RAE, sfidat dhe mundësitë që kanë studentët e këtij komuniteti. Rektori e njoftoi znj. Gowing se diversiteti që e karakterizon këtë institucion është njëra ndër vlerat kryesore. Ndërkaq u diskuar për mundësinë e mbështetjes edhe më të madhe, për të siguruar suksesin dhe përfshirjen e tyre në jetën universitare. Rektori shprehu gatishmërinë e universitetit për të ndërmarrë nisma konkrete të përbashkëta midis universitetit dhe autoriteteve qeveritare në përkrahje të çështjeve të komuniteteve.