Rektori Krrabaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Francës Olivier Guérot
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, të shtunën ka pritur në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë Olivier Guérot dhe bashkëpunëtorët e tij.
Rektori Krrabaj i falënderoi për bashkëpunimin e gjertanishëm dhe për gatishmërinë e shprehur për të vazhduar bashkëpunimin. Ai i njoftoi se punimet për rinovimin e ndërtesës së Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit janë në zhvillim e sipër dhe se së shpejti do të krijohen kushtet për pajisjen e Këndit Francez, i cili do të hapet në këtë ndërtesë. Ai theksoi se janë të hapur për bashkëpunim në të gjitha fushat me Ambasadën dhe me universitetet franceze.
Ambasadori Guérot bëri të ditur se detyrën e ka marr para një muaji dhe se kjo është vizita e parë jashtë Prishtinës dhe këtë po e bënë në Prizren dhe në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren. Ai rikujtoi bashkëpunimin në projektin e verërave, i cili ka qenë i suksesshëm si për universitetin ashtu edhe për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni. Ai u shpreh i gatshëm që të vazhdojë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.
Ndërkaq ambasadori Guérot bëri të ditur se aktualisht 600 studentë kosovarë studiojnë në universitet franceze dhe se janë të interesuar që të rrisin këtë numër në të ardhmen.
Në takim ishin edhe Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani, Prorektore për mësimdhënie, çështje të studentëve dhe kërkime shkencore, Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri Prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë, Dekani i Fakultetit të Filologjisë Prof. Asoc. Dr. Xhafer Beqeiraj, Prof. Asoc. Dr. Izer Maksuti dhe Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra.