Rektori Krrabaj ka pritur në takim Rektorin e Universitetit Çanakkale Onsekiz Mart (COMU) Prof. Dr. Sedat Murat
.
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, të enjten ka pritur në takim Prof. Dr. Sedat MURAT – Rektor i Universitetit Çanakkale Onsekiz Mart (COMU), Ayhan MONUS – Sekretar i përgjithshëm i COMU dhe Ziya Arnavutoglu. Në takim janë dakorduar për plotësim të marrëveshjes e cila ka skaduar dhe për nënshkrim të sërishëm, duke përfshirë këtu edhe aktivitetet e përbashkëta në lidhje me aplikim në projekte ndërkombëtare (Erasmus+, Horizon 2020) si dhe për mobilitet të studentëve dhe stafit akademik.