Rektori Krrabaj mori pjesë në “First International Staff Week” në Universitetin Jugperëndimor “Neofit Rilski” në Blagoevgrad, Bullgari
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj dhe Drejtori i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar Përparim Avdullahu morën pjesë në “First International Staff Week from 7 -11 November 2022 në Universitetin Jugperëndimor “Neofit Rilski” në Blagoevgrad, Bullgari, ku ishin pjesëmarrës edhe 25 universitete partnere.
Java Ndërkombëtare e Stafit u fokusua në perspektivat e bashkëpunimit në të ardhmen, gjetjen e horizonteve të reja të bashkëpunimit, forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, si dhe parashikimin e mundësive të reja reciproke të dobishme për bashkëpunim të qëndrueshëm.
Tema kryesore e Javës Ndërkombëtare të Stafit u orientua rreth Ndërkombëtarizimit të IAL-ve, edukimit STEM, mësimit ndërkombëtar bashkëpunues në internet (COIL), mësimit të shërbimit në komunitet (CSL) dhe e ardhmja e Zonës Evropiane të Arsimit në kontekstin e Iniciativës së Universiteteve Evropiane. Komponenti joakademik i Javës Ndërkombëtare të Stafit është i orientuar drejt të gjithë kolegëve të IAL-ve të lidhura me programin Erasmus+ (anëtarë të stafit të IRO-së, Koordinatorët e Fakultetit Erasmus+, etj.).
Gjithashtu në kuadër të bashkëpunimit të mëtutjeshëm Rektori Krrabaj u prit nga Prof.dr. Borislav Jurkov Rektor i Universitetit Jug- Perëndimor “NEOFIT RILSKI” në zyrën e tij, ku gjithashtu aty prezent ishin edhe Rektori i Universitetit nga Korça prof.dr.Dhimitri Bello dhe Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.dr.Skender Topi. Gjatë kësaj vizite Rektori bashkë me Drejtorin e Zyrës për Marrëdhënie me jashtë patën takime shtesë me disa Universitete shtetërore në Sofia të Bullgarisë, gjithmonë duke pasur parasysh zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Universitetit tonë si dhe për aplikim të përbashkët në projekte të Erasmus+, etj..