Rektori Krrabaj nënshkruan marrëveshjen e anëtarësimit të Universitetit në Qendrën e Inovacionit Digjital në ITP Prizren
Rektori prof.asoc.dr.Samedin Krrabaj, ka nënshkruar marrëveshjen e anëtarësimit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren në Qendrën e Inovacionit Digjital me lokacion në ITP Prizren. Kjo qendër ndihmon bizneset lokale dhe institucionet arsimore të bashkohen duke kryer kërkime dhe hulumtime mbi ide të reja për digjitalizimin e proceseve të tyre.
Vlen të theksohet se Universiteti është koordinator i modulit të testimit para investimit të ideve inovative e cila i mundëson stafit akademik dhe studentëve të kryejnë hulumtime të ndryshme gjatë testimeve të ideve të ndryshme për digjitalizimin e proceseve të bizneseve të vogla dhe ato të mesme në Kosovë dhe më gjerë.
Në kuadër të kësaj qendre Universiteti do të ofrojë trajnime të ndryshme, konsulta profesionale për komunitetin e biznesit. Universiteti do të jetë pjesë e shumë projekteve përmes kësaj qendre e cila është një burim i shkëlqyer për gjenerimin e fondeve për hulumtime.
Prorektorja prof.ass.dr.Zirije Hasani dhe ass.Endrit Fetahu , kanë qenë të përfshirë prej më shumë se një vit në këtë projekt i cili u jetësua me nënshkrimin zyrtar nga ana e Rektorit të Universitetit tonë. Universiteti përfiton vlerë monetare mbi 100000 mijë euro për realizimin e aktiviteteve.