Rektori Krrabaj priti në takim ambasadorin e ri të Turqisë Sabri Tunç Angılı
Ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Sabri Tunç Angılı dhe Konsulli i Përgjithshëm i Konsullatës Turke në Prizren, Celal Doğan, të premten kanë vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren. Ata janë pritur nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj dhe bashkëpunëtorët.
Rektori Krrabaj fillimit e uroi për detyrën e re ambasadorin Angılı duke i uruar shëndet dhe suksese. Po ashtu Rektori i shprehu ngushëllime për viktimat e tërmetit të fundit në Turqi. Për të prekurit nga ky termen ndihma janë mbledhur edhe në Universitet, me iniciativë të Parlamentit Studentor dhe mbështetje nga menaxhmenti dhe gjithë stafi dhe studentët.
Rektori Krrabaj e falënderoi Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar Turqia për Kosovën po ashtu edhe për universitetin.
Po ashtu Rektori theksoi bashkëpunimin e frytshëm me universitetet turke, dhe se shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe se në këtë kuadër kontributi i Ambasadës është i mirëseardhur.
Rektori po ashtu e njoftoi ambasadorin me të arriturat e Universitetit dhe gjendjen e përgjithshme të universitetit. Në këtë kuadër diskutimi i fokusuar në drejtimet në gjuhët e komuniteteve, në turqisht dhe boshnjakisht.
Ambasadori e falënderoi Rektorin Krrabaj për pritjen e ngrohtë dhe theksoi se sa herë qëndrojnë në Prizren ndihen mirë.
Ai u zotua se do të vazhdojnë të mbështesin bashkëpunimin me universitetit në përgjithësi.