Rektori Krrabaj priti në takim përfaqësues të kontingjentit britanik në kuadër të KFOR-it
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, të martën ka pritur në takim përfaqësues të Kontingjentit Britanik në kuadër të KFOR-it.
Rektori Krrabaj i njoftoi me gjendjen në universitetit, përfshirë të arriturat dhe sfidat. Ai theksoi se ky Universitet dallohet pasi që në përbërje ka drejtimet në gjuhët e komuniteteve pakicë, në gjuhën boshnjake dhe turke.
Ata u interesuan për hapësirën që kanë studentët nga komunitetet pakicë RAE. Rektori i njoftoi se janë kuotat e veçanta në çdo drejtim edhe për këto komunitete.
Në takim ishin edhe Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri dhe Prorektorja për buxhet, financa dhe Infrastrukturë Prof. Ass. Dr. Adelina Raka.