Rektori Krrabaj priti në takim përfaqësuesit e OeAD
Përfaqësuesi i Agjencisë Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim – OeAD dr Arnulf Knafl me bashkëpunëtorët e tij nga Austria sot takuan Rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof.Dr. Samedin Krrabaj, si dhe vizituan kampusin e Universitetit. Palët u dakorduan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet OeAD austriake (lektoratit austriak) dhe Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren.