Rektori Krrabaj priti në takim përfaqësuesit e Universitetit të Ekonomikut dhe Shkencave Humane nga Polonia
Rektori Prof.asoc.dr. Samedin Krrabaj, sot ka pritur në takim Prof.dr. Anna Llanos Antczak, Prorektore për Marrëdhënie me Jashtë si dhe Drejtoreshën e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë znj. AHD Bahar nga Universiteti i Ekonomikut dhe Shkencave Humane – Warsava-Poloni.
Në këtë takim u diskutua për zbatimin e Marrëveshjes dypalëshe sipas rëndësisë së pikave të vendosura në këtë marrëveshje tani e një vit. Gjithashtu u bisedua edhe për zbatimin e sistemit “Dual Diploma” si dhe rreth mobilitetit të stafit akademik dhe atij administrativ, e në veçanti mobiliteti i studentëve në nivelin Bachelor dhe atë Master në Fakultetin e Ekonomisë si dhe atë të Shkencave Kompjuterike.
Në këtë takim ishin prezent edhe Prof.ass. dr. Arsim Susuri, Dekanët e njësive akademike nga Fakulteti Ekonomik si dhe nga Shkencat Kompjuterike Prof.asoc.dr. Halil Kukaj dhe Prof.ass.dr. Zirije HASANI, si dhe udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë z. Përparim Avdullahu.
Vlen të theksohet se gjatë qëndrimit njëditor të mysafireve nga Polonia, në Amfiteatrin e madh të Rektoratit u mbajt sesion informues me studentë, ku studentët tanë patën rastin të njihen më hollësisht dhe më afër për mundësitë e tyre të studimit jashtë vendi.
Ky takim u realizua në bashkëpunim me Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, e cila u përfaqësua nga Udhëheqësi i Divizionit, Përparim Avdullahu, i cili ka merita për këtë.