Rektori Temaj priti në takim Rektorin e Universitetit “New Yorku" në Tiranë, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, të enjten priti në takim Rektorin e Universitetit “New Yorku” në Tiranë, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu. Në takim UNYT ka shprehur interesimin për të thelluar bashkëpunimin në rrjetin e tij të gjerë universitar dhe bashkëpunim midis dy universiteteve bazuar në “Institutin e Kërkimeve Evropiane dhe Ballkanike” të UNYT, që drejtohet nga Assoc. Prof. Lindita Xhanari (Latifi).
Rektori Temaj theksoi se e mirëpret bashkëpunimin konkret me këtë universitetit dhe me Institutin në fjalë.
Në këtë kuadër do të përgatitet drafti i marrëveshjes dhe do të nënshkruhet në të ardhmen e afërt kur të bien dakord palët.
Në takim ishin edhe Prof. Asoc. Dr. Shemsi Morina, Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore , Prof.Asoc.Dr. Soner Yildirim Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë dhe Prof. Asoc. Dr. Elsev Brina, shefe e degëve në gjuhën turke në Fakultetin e Edukimit.