Rektori Vataj mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “The west of the east, the east of the west” në Pragë të Çekisë
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, se bashku me prof. Serdan Kervan, ka marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “The west of the east, the east of the west” në Pragë të Çekisë, ku UPZ bashkë me “Young Schollar Union”, kanë qenë organizator. Në këtë konferencë kanë marr pjesë 116 studiues të cilët kanë prezantuar 160 pune shkencore, nga fushat e edukimit, sociologjisë, gjuhësi, etj.. Rektori Vataj ka bërë hapjen solemne të punimeve dhe ka mbajtur një fjalë rasti. Rektori po ashtu ka prezantuar një punim.