

Rektorja e Ondokuz Mayıs University, Prof. Dr. Fatma Aydın, viziton Universitetin e Prizrenit
Sot, në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren u mirëprit një delegacion nga Ondokuz Mayıs University – Samsun, i udhëhequr nga Rektorja Prof. Dr. Fatma Aydın.
Delegacioni u prit nga Rektori i UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, së bashku me menaxhmentin e universitetit. Takimi u realizua me ndërmjetësimin e Shoqatës “Esnaf” dhe kryetarit të saj, z. Varis Xhejlani.
Në këtë kuadër u diskutua për thellimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërmjet dy institucioneve, me fokus të veçantë tek shkëmbimi i stafit akademik, mobiliteti i studentëve, zhvillimi i projekteve të përbashkëta hulumtuese dhe organizimi i aktiviteteve ndërkombëtare.
Rektori Alishani shprehu falënderimin për vizitën dhe vlerësoi marrëdhëniet e mira që Universiteti i Prizrenit ka ndërtuar ndër vite me universitetet turke. Nga ana tjetër, Rektorja Prof. Dr. Fatma Aydın theksoi gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për të krijuar mundësi të reja në dobi të studentëve dhe stafit akademik të të dyja institucioneve.
Vizita u përmbyll me premtimin për hapa konkretë në drejtim të nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit dhe zhvillimit të programeve të përbashkëta akademike dhe kërkimore.











