

Semaine de la Francophonie - Java e Frankofonisë
Në kuadër të Javës së Frankofonisë, më 27 mars, në ambientet e Hapësirës Franceze në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, u mbajt një takim mes studentëve, stafit të universitetit dhe Chef Christophe. Në këtë aktivitet, Christophe, i shoqëruar nga asistentja e tij Nathalie Richard-Vitton dhe Frédéric Deshayes, ndau historinë e pasur të kuzhinës franceze,si dhe përvojën e tij në fushën e Culinaire dhe rëndësinë e gastronomisë franceze në kulturën botërore.
Ai theksoi rëndësinë e përdorimit të produkteve lokale dhe sezonale, duke promovuar një qasje ekologjike dhe të qëndrueshme në gatim. Chef Christophe është bashkëthemelues dhe ekspert teknik i faqes së njohur Culinaire 750g, si dhe anëtar i disa organizatave prestigjioze si “Les Cuisiniers de la République Française”, “Académie Culinaire de France”, “Euro-Toques” dhe “Les Cuisiniers de France”. Përveç kësaj, ai drejton një institut trajnimi në Francë, i cili ofron certifikime të njohura nga shteti francez për aftësitë në gatimin me produkte lokale dhe sezonale, duke promovuar efikasitetin ekologjik dhe energjetik.
Te pranishmit patën mundësinë të mësojnë nga një profesionist i njohur dhe të bëjnë pyetje rreth teknikave dhe sfidave të industrisë Culinaire. Takimi u prit me interes dhe entuziazëm nga të pranishmit, duke shënuar një aktivitet të suksesshëm brenda festimeve të Javës së Frankofonisë.








