

Seminar mbi Programet e Përbashkëta dhe Internacionalizimin në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ishte mikpritës i seminarit të ekspertëve të reformës në arsimin e lartë (Higher Education Reform Expert – HERE), i cili trajtoi temën e Programet e Përbashkëta dhe Internacionalizimi në Shtëpi. Ky seminar, i organizuar nga profesori Sejdi Sejdiu, u shoqërua me diskutime të frytshme dhe angazhim të përfaqësuesve nga institucionet e arsimit të lartë, si publike, ashtu edhe private, në Kosovë.
Seminari u fokusua në identifikimin e hapave konkretë për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë në vend.
Në fund të muajit, Zyra Erasmus+ në Kosovë do të publikojë një punim kërkimor me rekomandime për institucionet e arsimit të lartë, bazuar në përfundimet e seminarit. Ky punim do të jetë i disponueshëm në faqen zyrtare të internetit të Zyrës Erasmus+.




