

Senati i Universitetit të Prizrenit zgjedh përfaqësuesit e rinj në Këshillin Drejtues
Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, në mbledhjen e mbajtur më 24 korrik 2026, ka zgjedhur katër përfaqësuesit e rinj nga radhët e tij në Këshillin Drejtues të Universitetit.
Për anëtarë të Këshillit Drejtues u zgjodhën:
- Prof. dr. Ercan Canhasi
- Prof. Asoc. dr. Isuf Lushi
- Prof. Asoc. dr. Xhafer Beqiraj
- Prof. Ass. dr. Jasmin Jusufi
Anëtarët e sapozgjedhur do ta fillojnë mandatin e tyre më 1 tetor 2026, datë nga e cila do të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre në kuadër të Këshillit Drejtues të Universitetit.
Këshilli Drejtues është organi më i lartë i qeverisjes së Universitetit, përgjegjës për drejtimin strategjik, mbikëqyrjen e zhvillimit institucional dhe miratimin e politikave që lidhen me funksionimin akademik, administrativ dhe financiar të institucionit.
Me këtë vendim, Senati ka përmbyllur me sukses procesin e zgjedhjes së përfaqësuesve të tij në Këshillin Drejtues për mandatin e ri, duke kontribuar në forcimin e qeverisjes institucionale dhe zhvillimin e mëtejshëm të Universitetit të Prizrenit.




