

SESION INFORMUES MBI GRANTET E VOGLA ME DIMENSION SOCIAL
🎓 Të nderuar studentë,
Ftoheni të merrni pjesë në sesionin informues mbi programin e granteve të vogla sociale, i cili do të mbahet:
📅 27 Shkurt 2025
📍 Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren – Amfiteatri i FSHJM-së
⏰ 10:00 – 11:30
💡 Ky sesion synon të prezantojë programin Sustainable Higher Education & Research (SHER), i cili ofron grante deri në 5,000 EUR për studentët e nivelit Bachelor dhe Master të universiteteve publike, për të mbështetur projekte me ndikim social.
👥 Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të:
✔ Mësojnë rreth kritereve dhe procedurës së aplikimit për grantet.
💡 Diskutojnë idetë e tyre për projekte sociale.
📄 Marrin udhëzuesin dhe formularin e aplikimit për të lehtësuar procesin e tyre.
✨ Mos e humbisni këtë mundësi për të realizuar idetë tuaja dhe për të sjellë ndryshim në komunitet!
📢 Ju mirëpresim! 😊




