

Sesion informues për Bursat e studimit në Francë për studentët e Universitetit ‘’ Ukshin Hoti’’ Prizren
Më datë 03.12.2025, përfaqësues nga Ambasada e Francës në Kosovë dhe Instituti Francez mbajtën një sesion informues me studentët e Universitetit ‘’Ukshin Hoti’’, lidhur me mundësitë e Bursave për studime në Francë në fusha të ndryshme akademike, në nivelin Master dhe Doktorate.
Takimi u zhvillua në Hapësirën Franceze (Espace France) pranë Universitetit dhe u karakterizua nga pjesëmarrje e madhe e studentëve, të cilët shprehën interesim të veçantë për vazhdimin e studimeve pasuniversitare në Francë.
Gjatë sesionit, përfaqësuesit francez prezantuan në detaje procedurat e aplikimit, kriteret e përzgjedhjes, përfitimet e bursave, si dhe ofruan këshilla praktike për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm. Studentët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje konkrete lidhur me procesin e aplikimit dhe jetën akademike në Francë.
Ky aktivitet u vlerësua si një mundësi shumë e rëndësishme për informimin dhe orientimin e studentëve drejt studimeve ndërkombëtare, duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin mes Universitetit ‘’ Ukshin Hoti ‘’ Prizren dhe institucioneve arsimore franceze.










