

Sesioni informues për programin Erasmus+ për stafin dhe studentët
Sot, më 4 dhjetor 2025, në kampusin e Universitetit “Ukshin Hoti”Prizren, u organizua sesioni informues rreth mundësive të programit Erasmus+ me pjesëmarrjen e stafit dhe studentëve.
Sipas agjendës, sesioni filloi me regjistrimin e pjesëmarrësve dhe fjalët hyrëse nga Z. Përparim Avdullahu – U.D. Drejtor i Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universiteti “Ukshin Hoti” dhe Znj. Mimika Dobroshi – Koordinatore, Zyra Erasmus+ e Kosovës.
Gjatë sesionit u prezantuan veprimet kryesore të programit, përfshirë:
- Mobiliteti ndërkombëtar i kredive (International Credit Mobility)
- Mobiliteti i diplomës (Erasmus Mundus)
- Ndërtimi i kapaciteteve në arsimin e lartë (CBHE) dhe VET (CBVET)
- Programet Jean Monnet dhe shkëmbimet virtuale
Bashkë me menaxheren e projekteve znj. Blerinë Zjaça, u ndanë përvoja suksesi të përfituesve dhe u diskutua për mënyrat e fuqizimit të mobilitetit, bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes në thirrjet e ardhshme.
Sesioni u përmbyll me hapat e radhës, përmbledhjen e diskutimeve, prezantimin e mundësive të reja dhe rrjetëzimin mes pjesëmarrësve.
Universiteti i Prizrenit thekson përkushtimin për rritjen e mobilitetit ndërkombëtar dhe forcimin e bashkëpunimeve akademike brenda kornizës së programeve evropiane.











