

Sot është zhvilluar provimi pranues në nivelin master në programet studimore në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Sot është zhvilluar provimi pranues në nivelin mastar në programet studimore në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren. Rektori Alishani, me bashkëpunëtorët, monitoroi nga afër procesin dhe u sigurua që gjithçka të shkonte sipas planit, duke u kujdesur që të respektoheshin të gjitha standardet akademike. Ai i falënderoi të gjithë kandidatët për besimin dhe zgjedhjen e bërë për të ndjekur studimet në universitetin tonë.
“Ju uroj suksese të gjithëve dhe shpresoj që studimet tuaja të jenë të mbara dhe të frytshme. Universiteti ynë do të jetë gjithmonë pranë jush, duke ju mbështetur në çdo hap të rrugës suaj akademike,” u shpreh Rektori Alishani.
Ky provim pranues shënon fillimin e një kapitulli të ri për të gjithë kandidatët që aspirojnë të thellojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e zgjedhur të studimit.


























