Hulumtimet

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Neni 160 i Statutit të Universitetit

Kërkimet shkencore dhe dija

1. Universiteti bën kërkime shkencore dhe punë artistike me qëllim të:

  • 1.1. zhvillimit të vazhdueshëm të procesit arsimor;
  • 1.2. njohjes së studentëve me kërkimet shkencore dhe me punën artistike;
  • 1.3. vazhdimit të zhvillimit shkencor - profesional dhe artistik të të rinjëve;
  • 1.4. themelimit të rrjetit ndërkombëtar të studiuesve dhe artistëve;
  • 1.5. përgatitjes dhe paraqitjes së projekteve studimore dhe artistike ndërdisiplinare konkuruese.

2. Kërkimet shkencore bëhen nga njësitë akademike të Universitetit në dy mënyra:

  • 2.1. nga kërkimet themelore pa përdorim të menjëhershëm praktik;
  • 2.2. nga kërkimet e aplikuara që janë në lidhje të ngushtë me nevojat dhe interesin publik.

3. Kërkimet shkencore dhe krijimtaria artistike bëhen sipas këtyre kushteve themelore:

  • 3.1. përmes fondeve publike të siguruara nga Universiteti;
  • 3.2. përmes fondeve private nga kontraktorët individualë me palën e tretë.

Neni 161

1. Universiteti është i detyruar t’u ofrojë kushte të përshtatshme për kërkime shkencore dhe për krijimtari artistike dhe t’i mundësojë personelit akademik të arrijë rezultate konkurruese në nivel ndërkombëtar.

2. Personeli i stafit akademik të Universitetit është i obliguar të bëjë kërkime shkencore dhe punë krijuese në përputhje me aftësitë e tyre profesionale dhe obligimet që dalin nga udhëzimet strategjike të Senatit si dhe të këshillave të njësive përkatëse akademike.

3. Vlerësimi individual i punës artistike dhe kërkimit shkencor do të merret parasysh në vlerësimin profesional dhe në ngritjen profesionale.

Neni 162

1. Kërkimet shkencore dhe krijimtaria artistike bëhen brenda objekteve të Universitetit.

2. Me propozimin e këshillit të njësisë akademike Rektori mund t’i japë leje personelit akademik të kryej kërkime dhe punë krijuese në lokacionet e caktuara jashtë Universitetit dhe të marrë pjesë në projektet e përbashkëta me institucionet tjera.

Neni 163

1. Shtrirja dhe rezultatet e aktiviteteve kërkimore-shkencore dhe të punës krijuese do të raportohen individualisht për çdo vit nga një punonjës akademik para këshillit të njësisë akademike.

2. Çdo njësi akademike duhet të paraqesë për çdo vit profilin e kërkimit shkencor dhe të punës artistike para Rektorit dhe Senatit.

3. Të gjitha të dhënat sa i përket kërkimeve shkencore dhe punës artistike, siç është e caktuar në këtë Statut, duhet të mblidhen si shënime statistikore të standardizuara dhe të ruhen në një bazë qendrore të të dhënave, të mundësuar nga Rektorati.

Neni 164

1. Profesorët e Universitetit kanë të drejtë të kërkojnë nga Senati që t’u lejohet një vit i lirë i kërkimeve të fokusuara  në një Universitet të huaj.

2. Vendimi pozitiv i kërkimeve të fokusuara për një vit  kërkon:

  • 2.1. paraqitje për projektin kërkimor;
  • 2.2. së paku pesë (5) vjet angazhim të plotë në mësimdhënie dhe kërkime;
  • 2.3. kompetencë të dëshmuar shkencore dhe njohje brenda komunitetit shkencor ndërkombëtar;
  • 2.4. ftesë për kërkime shkencore nga një institut i ndonjë Universiteti të huaj.

3. Gjatë vitit të liruar, i punësuari do të marrë pagën e plotë.

4. Pas vitit të kërkimeve të fokusuara, i punësuari ka të drejtë të kthehet në pozitën e njëjtë të punës me kushte të njëjta si më parë.

 

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas