You are here:

Qendra për kërkime, inovacion dhe transfer të dijës

Qëllimi i Qendrës për Kërkim, Inovacion dhe Transferim të Dijes është ofrimi i shërbimeve edukative, shkencore-kërkimore, profesionale dhe artistike. Synon të jetë një qendër kërkimore-shkencore dhe aplikative, duke promovuar zhvillimin dhe përdorimin e rezultateve të kërkimit për të adresuar nevojat e Universitetit, komunitetit të biznesit, industrisë, qeverisë dhe palëve të interesuara.

Qendra do të zhvillojë një strategji të qartë për përdorimin e rezultateve të punës akademike, shkencore dhe artistike të Universitetit. Gjithashtu, do të punojë në rritjen e fondeve për të mbështetur realizimin e misionit të Universitetit.

Universiteti ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren është fitues i Programit të Granteve për Mbështetje të Universiteteve 2023/2024 të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë përmes Kosovo United States Alumni – KUSA.

Universiteti ynë ka fituar projektin me titull ‘‘Forcimi i kërkimit dhe zhvillimit përmes
funksionalizimit efektiv të Qendrës për Kërkime, Inovacion dhe Transferin e Dijes (QKIDT) në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren (UUHP)”.

Më datë 15.12.2023, koordinatorja e projektit, Dr. Dorinë Rakaj dhe përfaqësuesi i KUSA z.Fisnik Ahmeti kanë nënshkruar marrëveshjen për këtë projekt. Ky projekt është në harmoni me qëllimet e Programit të Granteve për Mbështetje të Universiteteve 2023/2024 e që ka bëjë me mbështetjen e aktiviteteve të lidhura me ngritjen ose funksionalizimin e qendrave të kërkimit dhe zhvillimit (R&D) të IAL-ve akademike.
Universiteti ynë falënderon përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe stafin e KUSA-s në Prishtinë për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve në drejtim të hulumtimit.

Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.