Studentët e Universitetit "Ukshin Hoti" në punëtori teatrale me dy shfaqje të Molierit: Tartuffe dhe Misanthrope
Të shtunën studentët nga Shkolla Ndërkombëtare Franceze e Prishtinës (EFIP), Aleanca Franceze dhe studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, për të festuar 400-vjetorin e lindjes së dramaturgut më të njohur francez, Molière, përgjatë javës së frankofonisë, zbuluan Molierin dhe teatrin: duke lexuar me zë dhe duke aktruar një skenë teatrale e ndjekur nga një shfaqje e vogël para miqve të tyre, të udhëhequr nga Donato Giuliani, Këshilltar për bashkëpunim dhe veprim kulturor në Ambasadën Franceze. .
Në këtë mënyrë Universitetit “Ukshin Hoti” dëshmoi bashkëpunimin me DOku Festin dhe Aleancën Franceze duke iu ofruar studentëve të njihen edhe më mirë me autorët e letërsisë franceze.
Mbrëmja e së shtunës përfundoi me filmin “Moliere”, i cili u ndjek nga studentët e universitetit me ç’rast u bë edhe mbyllja e Javës së Frankofonisë në Prizren.