

Takim i përbashkët për integrimin e Laboratorit të Inovacionit të Gjelbër në strukturën e Universitetit "Ukshin Hoti " Prizren
Është mbajtur takimi koordinues mes përfaqësuesve të organizatës CARE nga Gjermania dhe Kosova, OJQ-së “EC Ma Ndryshe” dhe udhëheqjes së Universitetit të Prizrenit, ku u diskutua rreth integrimit të Laboratorit të Inovacionit të Gjelbër në kuadër të strukturës institucionale të universitetit.
Takimi kishte për qëllim harmonizimin e hapave të mëtejmë dhe definimin e rolit të secilës palë në këtë proces, si dhe koordinimin e veprimeve drejt funksionalizimit të qëndrueshëm të laboratorit në ekosistemin akademik universitar.
Të pranishëm në takim nga CARE Gjermania kanë qenë Znj. Juliane Strub (Desk Officer Balkans, CARE DE), Znj. Lara Dobriwolski, (Desk Officer and Donor Engagement, CARE DE) dhe Melita Bytyçi Kelmendi, (Project Manager) nga CARE Kosova, si dhe Fisnik Minci dhe Muniba Hamza nga OJQ EC Ma Ndryshe.
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren në këtë takim është përfaqësuar nga Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, Rektor, Prof. Ass. Dr. Luan Vardar, Prorektor, Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan, Prorektore dhe Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi Milaimi, Dekane e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.
Takimi u karakterizua nga bashkëpunim i ngushtë dhe diskutime konstruktive, me angazhim të përbashkët për të siguruar integrimin funksional dhe të qëndrueshëm të Laboratorit të Inovacionit të Gjelbër brenda Universitetit të Prizrenit.
Universiteti falënderon partnerët për mbështetjen dhe koordinimin e vazhdueshëm në këtë proces me rëndësi të veçantë për avancimin institucional dhe akademik.











