

Takim informues për Rregulloren e Monitorimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA)
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren (UUHP) u mbajt të enjten, më 13 nëntor 2025, një takim informues me përfaqësues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) lidhur me Rregulloren e Monitorimit, e cila ka hyrë në fuqi këtë vit.
Takimi u organizua në kuadër të vizitave informuese që Divizioni i Monitorimit i AKA-së po zhvillon në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, me qëllim të njoftimit të tyre për procesin e monitorimit që do të zhvillohet gjatë këtij viti akademik.
Në takim morën pjesë , Udhëheqësja e Divizionit të Monitorimit tē AKA-ës znj. Shpresa Shala, Z yrtarja e Lartë e Monitorimit, znj. Arta Kelmendi Thaçi, dhe Zyrtar i Lartë për Monitorim z. Betim Sherifi të cilët prezantuan hollësisht përmbajtjen dhe specifikat e Rregullores së Monitorimit, si dhe iu përgjigjën pyetjeve të pjesëmarrësve lidhur me proceset e riakreditimit institucional dhe të programeve studimore.
Në përputhje me njoftimin e mëhershëm të Agjencisë, në takim morën pjesë përfaqësues nga njësitë akademike, përfshirë:
Koordinatorët e cilësisë,Prodekanët/
Gjatë vizitës, ekipi i AKA-së u prit edhe nga rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, i cili i uroi për anëtarësimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe shprehu falënderime për bashkëpunimin dhe profesionalizmin e vazhdueshëm të Agjencisë.
















