Takimi me HERAS+
Rektori I Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren priti në takim përfaqësuesit e projektit HERAS+ (Higher Education Research and Applied Science Plus).
Në takim ishin prezentë z. Aqim Emurli, udhëheqës i projektit, z. Nehat Dervishi, koordinator për arsim të lartë, dhe znj. Fitore Fazliu, koordinatore për hulumtim dhe inovacion.
Në takim u diskutua për ecurinë e aktivieteve të realizuara deri më tani (përfshirë këtu edhe aktivitetin aktual – trajnimi dy-ditor për ciklin e menaxhimit të projekteve).
Rektori Krrabaj i falëndëroi të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme që ky projekt ka për universitetin, sidomos në lidhje procesin e akreditmit institucional të universitetit.
Të dyja palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit në lidhje me formimin e Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie në universitet si dhe për dakordim të aktiviteteve të reja.