

Thellimi i bashkëpunimit për inovacion dhe zhvillim në kuadër të ITP Faza II 2026-2029
Sot, Rektori priti një ekip konsulentësh për hartimin e projektit Innovation and Training Park (ITP) Faza II 2026–2029.
Gjatë takimit u diskutua për drejtimin strategjik të projektit, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet universitetit dhe partnerëve në fushën e inovacionit, arsimit dhe zhvillimit ekonomik.
Në fokus ishin gjithashtu prioritetet e universitetit, roli i tij në mbështetjen e ndërmarrësisë dhe zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve, si dhe identifikimi i fushave konkrete për bashkëpunim të mëtejshëm.
Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të mundësive të reja për studentët, stafin akademik dhe komunitetin më të gjerë.







