

Thirrje për angazhim të studentëve në Konferencën BRIDGE 2025
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren shpall thirrjen për shprehje interesi për angazhimin e dymbëdhjetë (12) studentëve në kuadër të organizimit të Konferencës Ndërkombëtare BRIDGE 2025, e cila do të mbahet në ambientet e universitetit tonë.
Të drejtë aplikimi kanë studentët aktivë të nivelit Bachelor (viti i tretë dhe i katërt) si dhe studentët e nivelit Master, të cilët plotësojnë kriteret në vijim:
- Nota mesatare 8.00 ose më e lartë
- Njohuri të mira të gjuhës angleze
- Motivim dhe dëshirë për të kontribuar në zhvillimin akademik dhe organizativ të konferencës
Studentët e përzgjedhur do të kenë mundësi të fitojnë përvojë të vlefshme në organizimin e një ngjarjeje akademike ndërkombëtare dhe të jenë pjesë aktive e komunitetit universitar.
Afati i aplikimit: 21 – 28 tetor 2025, deri në orën 16:00
Vendi i dorëzimit: Zyra e Protokollit, në objektin e Rektoratit
Për çdo njësi akademike do të pranohen dy (2) studentë.
Studentët e vitit të parë në nivelin Bachelor nuk mund të aplikojnë.




