

Thirrje për aplikim: bursa universitare në Francë - Bursa të Qeverisë së Francës 2025
Ambasada e Francës në Kosovë shpall thirrjen për bursa universitare të nivelit Master dhe Doktoratë për studentë kosovarë të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet në Francë
MINISTRIA E EUROPËS DHE PUNËVE TË JASHTME
AMBASADA E FRANCËS NË KOSOVË
Departamenti për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore
Thirrje për aplikim: bursa universitare në Francë
Bursa të Qeverisë së Francës 2025
Ambasada e Francës në Kosovë shpall thirrjen për bursa universitare të nivelit Master dhe Doktoratë për studentë kosovarë të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet në Francë.
Një pjesë e bursave të vitit 2025 do të bashkëfinancohen nga Ambasada e Francës dhe grupi Axians, pjesë e rrjetit global të markave VINCI Energies në sektorin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Ambasada gjithashtu ka një marrëveshje bashkëfinancimi me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët që i plotësojnë kushtet dhe kriteret sipas nivelit të studimit. Gjatë vlerësimit të dosjeve të aplikuesëve, përparësi për përfitimin nga bursa do të kenë fushat/programet e studimit si në vijim:
Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit,
Shkencat shoqërore,
Shkencat natyrore: kimia, fizika, matematika dhe biologjia ;
Bujqësi ;
Teknologjitë mjedisore (sektorët e ujit, energjitë e ripërtëritshme, etj.)
Shkencat e edukimit ;
Filologji dhe Gjuhësi,
Profesionet kulturore si : konservimi, menaxhimi i muzeve, trashëgimia, kultura dhe teknologjia shkencore si dhe artet dhe teknikat e spektakleve.
Tarifa shkollore nuk përfshihet në shpenzimet e mbuluara nga bursa e Qeverisë së Francës. Do të trajtohen me përparësi dosjet e studimeve multidisciplinare.
Kushtet, kriteret e aplikimit dhe dokumentet:
- Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës.
- Kopja e letërnjoftimit ose e pasaportës.
- Vërtetimi/Dëshmia e pranimit paraprak nga Universiteti në Francë.
- Një letër motivuese.
- Europass CV.
- Kopje të diplomave të marra dhe në veçanti të diplomës së fundit me transkript të notave.
Dosja mund të përmbajë poashtu edhe një letër rekomandimi nga një profesorët tuaj apo nga shefi i departamentit.
Dosjet duhet dërguar në e-mail adresën në vijim: [email protected]
Përparësi kanë dosjet e studenteve të cilët kanë njohuri në gjuhë frënge të nivelit B1/B2 ose që shfaqin interes për të mësuar gjuhën frënge.
Afati i fundit për dorëzimin e dosjeve është data 28 shkurt 2025.
Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë në Ambasadën e Francës gjatë tremujorit të parë të vitit 2025.
Për informata shtesë rreth studimeve në Francë:
Ambasada e Francës në Kosovë : Etudier en France
Espace Campus France pranë Institutit Francez të Kosovës – https://if-kosovo.com/fr/etudier-en-france/bourses/
Web faqe rreth studimeve në Francë: https://www.campusfrance.org/fr/sejour-universitaire-France




