

Thirrje për aplikim: bursa universitare në Francë
Bursa të Qeverisë së Francës 2022
Ambasada e Francës në Kosovë ofron këtë vit bursa universitare të nivelit Master dhe Doktoratë për studentë të cilët dëshirojnë të ndjekin studime në Francë.
Thirrje për aplikim : bursa universitare në Francë
Do të trajtohen me kujdes të shtuar dosjet e aplikimit nga fushat në vijim:
shkencat natyrore: kimi, fizikë, matematikë dhe biologji,
inxhinieri mjedisore,
shkencat e edukimit dhe mësimdhënie e gjuhës frënge si gjuhë e huaj,
arkeologji dhe histori,
inxhienieri dhe menaxhim i projekteve,
artet pamore, fotografia, videografia, kinematografia dhe profesionet e industrisë dixhitale.
Dosja për aplikim i dërgohet Departamentit për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore dhe duhet të përmbajë : një CV, letrën motivuese, kopjen e diplomës së fundit me transkriptin e notave si dhe dëshminë e të qenit në kontakt apo pararegjistrimin në një universitet francez.
Dosja juaj mund të përmbajë poashtu një letër rekomandimi nga një nga profesorët ose nga shefi i departamentit.
Perparësi kanë dosjet e studentëve të cilët kanë njohuri në gjuhë frënge të nivelit B1 /B2 ose shfaqin interes për mësimin e gjuhës frënge.
Afati i fundit për dorëzimin e dosjeve është data 22 maj 2022.
Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë në Ambasadën e Francës gjatë muajit maj 2022.
Dosjet duhet dërguar në e-mail adresën në vijim : [email protected]
Për informata shtesë rreth studimeve në Francë:
Ambasada e Francës në Kosovë : https://kosovo.ambafrance.org/-Etudier-en-France-311-
Espace Campus France në Aleancën Franceze në Prishtinë : [email protected]
Web faqe rreth studimeve në Francë : https://www.campusfrance.org/fr/sejour-universitaire-France




