

Thirrje për Aplikim në Grantet e vogla Hulumtuese (Masa 4)
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren shpall thirrjen për aplikim në grantet e vogla hulumtuese (masa 4), në kuadër të Rregullores për kërkime shkencore, me synim mbështetjen e stafit akademik dhe studentëve në zhvillimin e projekteve kërkimore me ndikim në shoqëri dhe zhvillimin institucional.
📘 Qëllimi
Thirrja synon të nxisë kërkime shkencore cilësore, bashkëpunim ndërmjet stafit dhe studentëve aktivë, si dhe promovimin e rezultateve që kontribuojnë në zhvillimin akademik e shoqëror.
🧠 Kush mund të aplikojë
Të drejtë aplikimi ka personeli akademik i rregullt i UUHP-së që:
- kanë të paktën një publikim në WoS ose Scopus,
- përfshijnë së paku dy studentë aktivë në projekt,
- paraqesin një ide hulumtuese me qëllim, ndikim, rezultate të pritshme dhe plan të qartë pune.
🤝 Rekomandim
Këshilli Shkencor rekomandon që stafi akademik të aplikojë në bashkëpunim me kolegët, për të rritur cilësinë shkencore dhe përfshirjen më të gjerë akademike në këtë proces.
🗓️ Afati i aplikimit
16 tetor – 10 nëntor 2025
📎 Dokumentet për aplikim
- Formulari i Aplikimit (Word)
- Buxhetit (Excel)
Aplikacionet dorëzohen në adresën:
📧 [email protected]
dhe fizikisht në Zyrën e Kërkimeve Shkencore.
ℹ️ Për më shumë informata, referoheni thirrjes për grantet e vogla hulumtuese (Masa 4).




